Mask: Gjermania ose do të votojë për AfD-në ose kjo do të jetë fundi për Gjermaninë
- Miliarderi amerikan, Ilon Mask përmes platformës së tij Iks (X) përsëri u përfshi në fushatën parazgjedhore në Gjermani në favor të partisë populiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), raportuan mediat gjermane.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:11, 2 shtator, 2025
Uashington, 2 shtator 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan, Ilon Mask përmes platformës së tij Iks (X) përsëri u përfshi në fushatën parazgjedhore në Gjermani në favor të partisë populiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), raportuan mediat gjermane.
"Ose Gjermania do të votojë për AfD ose ky do të jetë fundi për Gjermaninë", njoftoi Mask në Iks para zgjedhjeve lokale që janë caktuar për 14 shtator në krahinën më të populluar të Gjermanisë, Rajna Veriore dhe Vestfalia.
Sipas mediave gjermane, ai ka reaguar në deklaratën e përbashkët të Bashkimit Kristian-Demokrat, Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Të Gjelbrit dhe partive të tjera, me përjashtim të AfD-së, që do të marrin pjesë në zgjedhje në Rajnan Veriore dhe Vestfalia, ku theksohet se nuk dëshirojnë që fushata të zhvillohet "në kurriz të migrantëve".
AfD njoftoi se nuk është ftuar të bashkohet në iniciativë dhe se, nëse do të ishte ftuar, nuk do të ishin përgjigjur.
Platforma "Konservatorët evropianë" më parë e quajti këtë iniciativë një ndalim të lirisë së shprehjes dhe pretendonte se AfD është partia e vetme që flet hapur për çështjet që lidhen me migracionin.
Mask tashmë ndikoi në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt të këtij viti përmes Iks, duke iu bërë thirrje qytetarëve gjermanë të votojnë për AfD dhe publikoi një intervistë me kryetaren e partisë së djathtë, Alis Uajdel.
Zgjedhjet lokale në Rajnan Veriore dhe Vestfalia konsiderohen si testi i parë për disponimin e votuesve që kur Qeveria Kristian-demokrate e Fridrih Merc erdhi në pushtet në fillim të muajit maj. qa/
Foto: EPA