• e martë, 24 dhjetor 2024

Mask dhe shkencëtarët: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë dëme serioze

Mask dhe shkencëtarët: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë dëme serioze

Los Anxhelos, 29 mars 2023 (MIA) - Miliarderi amerikan Ilon Mask dhe një grup ekspertësh të inteligjencës artificiale (IA) po bëjnë thirrje për një mbyllje gjashtëmujore të sistemeve të trajnimit. Në letrën e hapur, ata deklarojnë se këto sisteme janë më të fuqishme se lançimi i fundit i një versioni më të avancuar të  çetbot-it "Çet-GPT" të "Open AI".

Letra u nënshkrua nga mbi 1.000 njerëz, duke përfshirë edhe Ilon Mask, Emad Mostak, drejtor ekzekutiv i "Stabiliti AI" dhe studiuesi i "DipMajnd" Stjuart Rasel. Ata bëjnë thirrje për një pushim në zhvillimin e IA-së të avancuar derisa të zhvillohen fillimisht protokollet e përbashkëta të sigurisë. Gjithashtu thuhet se IA mund të çojë në shqetësime ekonomike dhe politike. Analistët u kërkuan zhvilluesve të bashkëpunojnë me politikëbërësit dhe autoritetet rregullatore.

"Letra nuk është e përsosur, por qëllimi është i saktë. Duhet të ngadalësojmë derisa të kuptojmë më mirë pasojat. Inteligjenca Artificiale mund të shkaktojë dëme serioze, lojtarët e mëdhenj po bëhen gjithnjë e më të fshehtë për atë që po bëjnë. Kjo e bën të vështirë për shoqërinë që të mbrohet nga dëmi që mund të ndodhë", tha Geri Markus, një profesor nderi në Universitetin e Nju Jorkut, i cili nënshkroi letrën e hapur.

"Sistemet e fuqishme për IA duhet të zhvillohen  vetëm kur të jemi të sigurt se pasojat e tyre do të jenë pozitive dhe se rreziqet do të mund të menaxhohen", thuhet në letër.

Edhe Europoli u përfshi  ndaj atyre që shfaqën brengë në kuptimin etik dhe juridik. Ata paralajmërojnë në keqpërdorim të mundshëm të IA-së, a.q. përpjekje  për grabitje të identitetit, dezinformatave dhe krimit kibernetik.

Ndryshe edhe  "Tesla" e Maskut po përdor gjithashtu inteligjencën artificiale në makinat që drejtojnë vetë.

"Open AI" një kompani e mbështetur nga "Majkrosoft", dhe themelues i "Çet GPT" i nxiti konkurentët ta përshpejtojnë zhvillimin e modeleve të mëdha të ngjashme gjuhësore. Sem Altman, drejtor ekzektiv i "Open AI" nuk e firmosi letrën. sa/

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR