• e martë, 24 dhjetor 2024

BZHA i ka dorëzuar në MASH programet e reja mësimore për klasën e shtatë për libra shkollorë që do të përdoren vitin e ardhshëm

BZHA i ka dorëzuar në MASH programet e reja mësimore për klasën e shtatë për libra shkollorë që do të përdoren vitin e ardhshëm

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Programet e reja mësimore për klasën e shtatë, realizimi i të cilave është në pajuteshmëri me planin për reformimin e arsimit fillor, do të filloj nga viti shkollor 2024-2025, të cilat tanimë janë përpiluar. Informacioni arriti nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit si institucion nën juridiksionin e të cilës është ky proces, për të cilën është vepruar me kohë dhe është respektuar afati për përmbushjen e detyrës për të cilën kanë rënë dakord MASH dhe BZHA.

Gjithashtu kjo nënkupton fillimin me kohë të procedurës për përpilimin e teksteve shkollore të reja shkollore. Menjëherë pasi do të dorëzohen programet mësimore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Shërbimi Pedagogjik do të publikojë thirrjet për autorë dhe për përzgjedhjen e recensentëve. Pritet që procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollore për klasën e shtatë, redaktimi grafik dhe shpërndarja, të përfundojë plotësisht para shtatorit të ardhshëm dhe nxënësit në ditën e parë të shkollës, të kenë të gjitha tekstet shkollore para tyre.

Përpilimi i teksteve shkollore është proces i ndërlikuar, kohëzgjatja e të cilës varet nga sërë faktorësh, ndër të cilat, pjesë e caktuar, ku institucionet nuk kanë ndikim. Megjithatë, me dorëzimin me kohë të programeve mësimore dhe fillimin e procedurës së miratimit të teksteve shkollore, ulet probabiliteti për vonesën e procesit, gjegjësisht sigurohet kontuinitet i ndryshimeve të planifikuara.

MASH i shpreh faleminderim drejtorit të ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Abdulfeta Fetai, i cili intensifikoi procesin e përpunimit të programeve mësmore , si dhe sërë procesesh të tjera, në mesin e të cilave edhe prokurimin e dokumentacionit pedagogjik dhe dëftesave, të cilat në të kaluarën shpesh ka ndodhur të vonohen. mb/

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR