• e enjte, 04 dhjetor 2025

Masat e Trampit kundër studentëve të huaj në Harvard kanë goditur edhe princeshën belge Elizabeta

Masat e Trampit kundër studentëve të huaj në Harvard kanë goditur edhe princeshën belge Elizabeta

Bruksel, 26 maj 2025 (MIA) - Princesha e Belgjikës Elizabeta mund të jetë detyruar që t'i braktisë studimet pasdiplomatike në Harvard, për shkak të ndalesës të shkollimit për shtetasit e huaj në këtë universitet prestigjioz amerikan i cili u prezantua nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Princesha Elizabeta, më e madhja nga katër fëmijët e mbretit belg Filip dhe mbretëreshës Matilda, ndërsa me atë dhe trashëgimtarja e fronit të Belgjikës është në vitin e dytë të studimeve pasdiplomatike në politikat publike në Harvard.

Siç publikojnë mediat belge, mundësia e ndërprerjes së studimeve dyvjeçare të princeshës 23-vjeçare u paraqit pasi që të enjten administrata e Trampit pezulloi mundësinë për regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard, duke akuzuar Universitetin për promovim të dhunës dhe antisemitizmit dhe për mospërmbushje të kërkesës për studentët të huaj.

Ky vendim i administratës amerikane ndikon më shumë se tek 7.000 studentë aktual të Harvardit, me çka përfaqëson rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme të studentëve. Sipas vendimit, studentët e huaj do të duhet të largohen nga Universiteti nëse duan të mbajnë vizat e qëndrimit.

Universiteti paraqiti ankesë me kërkesë për anulimin e vendimit, duke argumentuar se ai do të kishte "efekt shkatërrues për Harvardin dhe për më shumë se 7.000 posedues të vizave.

Princesha Elizabeta vitin e kaluar diplomoi në Universitetin e Oksfordit të Britanisë, pas çka u regjistrua në studimet pasdiplomatike në Harvard.

Pallati mbretëror në Bruksel refuzoi të komentonte vendimin e administratës amerikane, duke potencuar se në këtë fazë nuk është e qartë nëse do të kishte ndikim në shkollimin e mëtutjeshëm të princeshës në Harvard.

"Tani po kontrollojmë. Gjithçka do të bëhet më e qartë në ditët apo javët e ardhshme", theksohet në kumtesën e Pallatit mbretëror.

Me ndryshimin e Kushtetutës së Belgjikës në vitin 1991, me të cilën barazoi të drejtën e trashëgimisë në fronin e pasardhësve meshkuj dhe femra të monarkut, princesha Elizabeta, si fëmija më i madh i mbretit Filip është trashëgimtarja aktuale e fronit dhe mbretëreshë e ardhshme e mundshme belge. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR