• e premte, 05 dhjetor 2025

Masakër në El Fasher, më shumë se 2.000 civil janë ekzekutuar në 48 orët e fundit

Masakër në El Fasher, më shumë se 2.000 civil janë ekzekutuar në 48 orët e fundit

Kartum, 29 tetor 2025 (MIA) - Më shumë se 2.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, thuhet se janë ekzekutuar në 48 orët e fundit në Sudan, pasi forcat paramilitare e morën qytetin El Fasher. 

Qyteti në Sudanin perëndimor ra në duart e Forcave paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF) pas më shumë se 18 muajve rrethim brutal, duke u dhënë grupit kontroll mbi të gjitha qytete më të mëdha në rajonin e gjerë të Darfurit. 

Aleatët e armatës, Grupi i përbashkët i punës, dje deklaroi se RSF-ja "ka kryer krime të rënda kundër civilëve të pafajshëm në El Fasher, ku më shumë se 2.000 civil të paarmatosur, kryesisht gra, fëmijë dhe persona të moshuar, ishin ekzekutuar dhe vrarë më 26 dhe 27 tetor. 

Grupet lokale dhe organizatat ndërkombëtare joqeveritare paralajmëruan se rënia e El Fasherit mund të shkaktojë krime masive, ndërsa Laboratori për kërkime humanitare të Universitetit Jeil deklaroi se këto frikëra po bëhen realitet. qa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR