• e enjte, 26 shtator 2024

Masa të përforcuara në Srebrenicë, në qytet mbërriti edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës Nermin Nikshiq

Masa të përforcuara në Srebrenicë, në qytet mbërriti edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës Nermin Nikshiq

Sarajevë, 23 maj 2024 (MIA) - Në rajonin e Srebrenicës sot një numër i madh i anëtarëve të Drejtorisë për Koordinim të Trupave të Policisë së BeH janë shpërndarë para Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë, që ishte e mbyllur për vizitorët në orën 14. 

Një numër i madh i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërbska ishin shpërndarë në Srebrenicë, ku sot u mbajt mbledhja e Qeverisë së RS, në të cilën morën pjesë presidenti i RS, Millorad Dodik dhe ministra serbë në Këshillin e Ministrave të BeH.

Në Srebrenicë sot mbërritën edhe kryeministri i Federatës BeH, Nermin Nikshiq, zëvendëskryeministri i FBeH, Vojin Mijatoviq dhe ministri për persona të zhvendosur në Qeverinë e FBeH, Nerin Dizdar, të cilët, siç është paralajmëruar, do të takohen me drejtorin e Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë, Emir Sulagiq. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR