Martin: Është jashtëzakonisht me rëndësi BE-ja dhe SHBA-ja të arrijnë marrëveshje për doganat deri më 9 korrik
- Me rëndësi të jashtëzakonshme është Bashkimi Evropian të arrijë marrëveshje tregtare me SHBA-në deri më 9 korrik, kur duhet të hyjë në fuqi dekreti i presidentit amerikan, Donald Tramp për vendosje të doganave të prëgjithshme prej 50 për qind për mallrat evropiane, deklaroi kryeministri irlandez, Majkëll Martin.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:51, 26 qershor, 2025
Bruksel, 26 qershor 2025 (MIA) - Me rëndësi të jashtëzakonshme është Bashkimi Evropian të arrijë marrëveshje tregtare me SHBA-në deri më 9 korrik, kur duhet të hyjë në fuqi dekreti i presidentit amerikan, Donald Tramp për vendosje të doganave të prëgjithshme prej 50 për qind për mallrat evropiane, deklaroi kryeministri irlandez, Majkëll Martin.
"Është jashtëzakonisht me rëndësi t'u jepet tregjeve siguri, siguri investuesve, siguri punëtorëve dhe industrisë dhe të bëhen të gjitha përpjekjet në mënyrë që të fitohet zonë e sigurt me të cilën mund të jetojmë", theksoi sot Martin para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel.
Sipas tij, ndoshta gjendja nuk është ideale dhe nuk është optimale, por Evropa nuk dëshiron dogana dhe duhet të gjejë zgjidhje.
"Duhet të përballemi me situatën që është para nesh", shtoi Martin.
Administrata amerikane tashmë vendosi dogana prej 50 për qind për import të çelikut dhe aluminit nga BE-ja në SHBA, prej 25 për qind për automobila dhe pjesë të automobilave dhe prej 10 për qind për disa mallra të tjera. ab/
Foto: МIА Arkivi