Marshe masive në Iran në mbështetje të liderit të ri suprem
- Qindra mijëra iranianë morën pjesë në marshime të organizuara mbrëmë për të shënuar zgjedhjen e Moxhtaba Hameneit si lideri i ri suprem i vendit pas vdekjes së babait të tij, ajatollah Ali Hamenei, raportuan mediat shtetërore iraniane.
- Post By Melahat Baftija
- 09:26, 10 mars, 2026
Teheran, 10 mars 2026 (MIA) - Qindra mijëra iranianë morën pjesë në marshime të organizuara mbrëmë për të shënuar zgjedhjen e Moxhtaba Hameneit si lideri i ri suprem i vendit pas vdekjes së babait të tij, ajatollah Ali Hamenei, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Pjesëmarrësit në marshime iu betuan për besnikëri udhëheqësit të ri pavarësisht kërcënimit të sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Televizioni shtetëror tregoi njerëz dhe automjete duke valëvitur flamurin iranian. Demonstruesit u zotuan të vazhdojnë konfliktin aktual me SHBA-në dhe Izraelin "deri në fitoren përfundimtare".
Udhëheqësi i ri suprem 56-vjeçar u emërua për të pasuar të atin si udhëheqës shpirtëror dhe politik të dielën vonë në mbrëmje - dhjetë ditë pas vdekjes së Hameneitt, i cili u vra në një sulm ajror izraelit. mb/
Foto: EPA