• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marrëdhëniet e Turqisë me BE-në dhe me Greqinë në fokus të takimit Gerapetritis - Fidan

Marrëdhëniet e Turqisë me BE-në dhe me Greqinë në fokus të takimit Gerapetritis - Fidan

Athinë, 29 gusht (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan u takuan në Bruksel në margjinat e takimit jozyrtar të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, ndërsa burime diplomatike për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA informuan se marrëdhëniet e Turqisë me BE-në dhe me Greqinë ishin në fokus të bisedimeve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas burimeve të njëjta, takimi zgjati një orë, Gerapetritis theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Turqisë, por se duhet të respektohet legjislacioni evropian, sovraniteti dhe të drejtat sovrane të të gjitha vendeve anëtare dhe Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë e BE-së dhe se për këtë nevojitet më shumë koordinim mes Turqisë dhe BE-së.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, ashtu siç shkruan ANA-MPA, Gerapetritis ka ngitur të gjitha çështjet të cilat "në periudhën e kaluar krijuan tensione nga ana e Turqisë" dhe e ka përmendur nevojën për një klimë të mirë, shmangien e tensioneve dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

U bë fjalë edhe për çështjen qipriote, për të cilën shefi i diplomacisë greke theksoi nevojën e rifillimit të dialogut në kuadër të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe shfrytëzimi i mundësisë që e jep përmirësimi i marrëdhënieve greko-turke.

Në mënyrë shtesë, Gerapetritis dhe Fidan diskutuan dhe për takimin e ardhshëm të kryeministrit grek dhe presidentit turk në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR