• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marosh Shefçoviç emërohet nënkryetar i ri ekzekutiv i Komisonit Evropian

Marosh Shefçoviç emërohet nënkryetar i ri ekzekutiv i Komisonit Evropian

 Bruksel, 22 gusht 2023 (MIA) – Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni sot ka emëruar nënkryetarin e KE-së për Marrëdhënie Ndërinstitucionale, Marosh Shefçoviç nënkryetar të ri ekzekutiv të Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Shefçoviçi vjen në vendin e Frans Timermansit, i cili u tërhoq nga Komisioni Evropian për të qenë kandidat për kryeministër holandez të bllokut të Partisë së tij Laburiste (PVDA) dhe të Majtës së Gjelbër (GL) në zgjedhjet parlamentare holandeze të caktuara për më 22 nëntor. 

Gjatë emërimit të Shefçoviçit , Fon der Lajeni theksoi se ai është një nga anëtarët më me përvojë të ekipit të saj, i cili "në të kaluarën me sukses është përballur me dosjet më sfiduese". 

“Me të njëjtin entuziazëm ai do të jetë në i angazhuar  për zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, tha Fon der Lajeni. 

 Sipas saj, prioriteti i tij tani do të jetë miratimi i legjislacionit të ri për klimën  të drejtuar ndaj zbatimit me sukses të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, që do të përfaqësojë një "strategji evropiane për rritje".

Fon der Lajeni, në këtë rast,  falënderoi  edhe Timermansin për,  siç tha, "punën e tij pasionante dhe të palodhur për ta bërë realitet Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane". 

Shefçoviçi,  i cili është anëtar i partisë sllovake Drejtimi - Social Demokrate (SMER-SD), e merr detyrën e re në kohën kur rritet numri i kundërshtarëve të politikës klimatike të BE-së, para së gjithash rreth çështjes së reduktimit të emetimeve të gazrave që e shkaktojnë efektin e serrës së qelqtë, e cila pritet të shkaktojë shpenzime shtesë për kompanitë. 

 Ai është anëtar i Komisionit Evropian që nga viti 2009, kur u emërua komisar evropian për Arsim, Kulturë dhe Rini, ndërsa tashmë vitin e ardhshëm u bë nënkryetar i KE-së për Marrëdhënie Ndërinstitucionale. Në vitin 2014 e mori detyrën e komisar evropian për Energji dhe nga viti 2019 sërish të kthehet në vendin nënkryetarit për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale.

 Në punën e tij të deritanishme në Komisionin Evropian, Shefçoviçi ka qenë përgjegjës për vendosjen e marrëdhënieve me Britaninë e Madhe pas Brekzitit, ndërsa në vitin 2012  një muaj ishte edhe ushtrues detyre i komisarit evropian për Shëndetësi pas dorëheqjes së Xhon Dalit. Ai ka qenë edhe përgjegjës për furnizimin e përbashkët të gazit në BE pas pushtimit rus të Ukrainës dhe në vitin 2019 ndërmjetësoi në arritjen e marrëveshjes midis Moskës dhe Kievit për furnizim të pandërprerë të gazit për konsumatorët në Evropë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR