• e shtunë, 23 nëntor 2024

Marok: Numri i të vdekurve në tërmet është rritur 2.901, ndërsa 5.530 të lënduar

Marok: Numri i të vdekurve në tërmet është rritur 2.901, ndërsa 5.530 të lënduar

Rabat, 12 shtator 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur Marokun javën e kaluar është rritur në 2.901, ndërsa numri i të lënduarve është dyfishuar në 5.530, njoftoi sot televizioni shtetëror maroken.

Shumë të mbijetuar janë në strehimore të improvizuara pasi kanë kaluar katër netë në ambient të hapur.

Shpëtimtarët nga Spanja, Britania dhe Katari po ndihmojnë ekipet marokene të shpëtimit, ndërsa Italia, Belgjika, Franca dhe Gjermania thanë se ofertat e tyre për ndihmë nuk janë miratuar ende. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR