Markus Zoder sërish zgjidhet kryeministër bavarez
- Kryetari aktual i Unionit Kristian Social (CSU) Markus Zoder sot u konfirmua për lider të partisë në fillim të kongresit dyditor të partisë në Munih.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:11, 31 tetor, 2023
Munih, 31 tetor 2023 (MIA) - Kryetari aktual i Unionit Kristian Social (CSU) Markus Zoder sot u konfirmua për lider të partisë në fillim të kongresit dyditor të partisë në Munih.
Zoderi u zgjodh me 91.3 për qind të votave, që vëzhguesit e shohin si një sukses kryesisht për shkak të reformave të diskutueshme partiake që Zoderi i inicioi pasi mori drejtimin e CSU-së në fillim të vitit.
Zoderi, i cili e kryente edhe funksionin e kryeministrit bavarez që nga viti i kaluar, në fjalimin e tij para zgjedhjeve sulmoi ashpër partitë e të Gjelbërve dhe Alternativës për Gjermaninë (AfD), të cilat në zgjedhjet e fundit u treguan si konkurrentë kryesorë të CSU-së e cila e përfaqëson opsionin demokristian në Bavari.
Zoderi e krahasoi AfD-në me Partinë Kombëtare Demokratike të Gjermanisë (NPD) të ekstremit të djathtë.
Kryetari i Demokratëve Kristianë Bavarez e kritikoi edhe koalicionin e mundshëm të Socialdemokratëve, partisë së Majtë dhe të Gjelbërve në nivel federal.
Në të njëjtën kohë, ai veçanërisht e kritikoi politikën klimatike të drejtuar pjesërisht kundër industrisë automobilstike, e cila me Audi dhe BMV ka bastionin më të fortë në Bavari
"Bavaria ishte vendi i makinave dhe ashto do të mbetet: Nuk do të ketë lëshime", tha Zoderi.