Marko Rubio realizoi takim me ministrat e G7-shit për konfliktet që e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin botëror
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio realizoi takim me ministrat e punëve të jashtme të Grupit shtatë (G7), në margjina të Konferencës së Munihut të siguriusë, me të cilët bisedoi për konfliktet aktuale që e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Afrikë, Evropë dhe Lindjen e Afërt, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:49, 15 shkurt, 2026
Munih, 15 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio realizoi takim me ministrat e punëve të jashtme të Grupit shtatë (G7), në margjina të Konferencës së Munihut të siguriusë, me të cilët bisedoi për konfliktet aktuale që e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Afrikë, Evropë dhe Lindjen e Afërt, kumtoi Departamenti amerikan i Shtetit.
Temë e takimit të shefave të diplomatëve të G7-shit, të cilin e përbëjnë SHBA-ja, Kanadaja, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, me ç'rast BE-ja ka status të vëzhguesit, ishin edhe sfodat në sigurinë rjaonale në Rajonin indo-paqësor dhe Hemisferën perëndimore.
Gjatë bisedës, Rubio e përsëriti përkushtimin e SHBA-së në promovimin e stabilitetit në Venezuelë dhe negociatat për ndërprerje të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. ab/