Marko Rubio e vazhdon turnenë e tij evropiane me vizita në Sllovaki dhe Hungari
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio e vazhdon turnenë e tij nëpër Evropë me vizitë në dy vende, të udhëhequra me aleatë të afërt të presidentit amerikan, Donald Tramp.
- Post By Besnik Shuki
- 14:03, 15 shkurt, 2026
Bratisllavë, 15 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio e vazhdon turnenë e tij nëpër Evropë me vizitë në dy vende, të udhëhequra me aleatë të afërt të presidentit amerikan, Donald Tramp.
Rubio arriti në Sllovaki në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës do të jetë në Hungari për vizitë dyditore.
Në fjalimin e tij në Konferencën e sigurisë në Munih dje, sekretari amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje evropianëve t'i përkrahin qëndrimet e presidentit amerikan për rendin botëror, e njëheri paralajmëroi edhe jetësimin e lidhjeve me Evropë "të fuqishme".
Rubio në Bratisllavë është vetëm disa orë, e në atë periudhë do të takohet me kryeministrin Robert Fico.
Pas Sllovakisë, Rubio do të udhëtojë në Budapest në takime të hënën me përfaqësues të autoriteteve hungareze, duke përfshirë edhe kryeministrin Viktor Orban. bsh/