• e premte, 05 dhjetor 2025

Mark Rute do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork

Mark Rute do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork

 Bruksel, 24 shtator 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot udhëton në Nju-Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njoftoi Shërbimi për shtyp i Aleancës.

Sipas njoftimit, përveç pjesëmarrjes në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Rute sipas kohës lokale do të marrë pjesë në darkën transatlantike, organizator i së cilës është sekretari shtetëror amerikan Mark Rubio.

Për nesër, sërish, është parashikuar Rute të mbajë fjalim para kadetëve të Akademisë Ushtarake "Uest Point".

Në kuadër të qëndrimit dyditësh në Nju-Jork, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të mbajë edhe disa takime me liderë botëror dhe zyrtarë të lartë të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR