Mark Mili: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakur
- Kundërofensiva ukrainase kundër forcave ruse do të jetë e vështirë dhe "shumë e përgjakur", vlerësoi kryetari i Shtatëmadhorisë së bashkuar të SHBA-së, gjenerali Mark Mili, njoftoi sot Bi-Bi-Si.
- Post By Besnik Shuki
- 17:33, 1 korrik, 2023
Uashington, 1 korrik 2023 (MIA) - Kundërofensiva ukrainase kundër forcave ruse do të jetë e vështirë dhe "shumë e përgjakur", vlerësoi kryetari i Shtatëmadhorisë së bashkuar të SHBA-së, gjenerali Mark Mili, njoftoi sot Bi-Bi-Si.
Gjenerali Mili tha se nuk është i befasuar që përparimi i forcave ukranase është më i ngadalshëm se që është pritur, por shtoi se Ukrainas po përparon në mënyrë graduale.
"Kjo shkon ngadalë, por kjo është natyra e luftës", deklaroi ai.
Presidenti ukraians, Vollodimir Zelenski javën e kaluar pranoi se ofensiva po përparon ngadalë. bsh/
Foto: MIA arkiv