• e premte, 21 mars 2025

Marinakis: Spitalet në Selanik dhe Athinë mbeten në gatishmëri të lartë

Marinakis: Spitalet në Selanik dhe Athinë mbeten në gatishmëri të lartë

Athinë, 20 mars 2025 (MIA) - Repartet e djegieve në institucionet përkatëse shëndetësore në Selanik dhe Athinë vazhdojnë të jenë në gatishmëri të lartë, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm me gazetarë, duke iu referuar ndihmës greke për të lënduarit nga tragjedia në Koçan, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Qendra operative shëndetësore e Qendrës për ndihmë të shpejtë në kuadër të planifikimit operacional për menaxhimin e transportit dhe trajtimit të të lënduarve nga djegiet, vijon të mbajë në gjendje të shtuar gatishmërie Repartet e djegieve në institucionet përkatëse shëndetësore në Selanik dhe Athinë", ka thënë Marinakis.

Ai shton se për momentin në Greqi janë të shtruar në spital gjithsej 12 të lënduar, duke shpjeguar në detaje se gjashtë ndodhen në Spitalin e përgjithshëm ushtarak 401 në Athinë, një në Spitalin e përgjithshëm ushtarak të forcave ajrore në Athinë, tre në Spitalin e përgjithshëm në Selanik “Jorgos Papanikolau” dhe dy në Spitalin e përgjithshëm ushtarak 424 në Selanik.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR