• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marinakis: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës kalon përmes Greqisë dhe respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Marinakis: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës kalon përmes Greqisë dhe respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 17 tetor 2024 (MIA) - Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës kalon përmes Greqisë dhe respektimit të Marrëveshjes së Prespës, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm me gazetarë të mbajtur në Selanik, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për perspektivat e BE-së të vendit, për Marrëveshjen e Prespës dhe takimin eventual të dy kryeministrave, Marinakis komentoi se i vjen mirë që e pyesin dhe që ka mundësi të përgjigjet nga Selaniku, duke i përsëritur pozicionet e Qeverisë aktuale greke.

Përkujtoi se si opozitë nuk kanë votuar për Marrëveshjen dhe se atëherë Micotakis "tha se nëse votohet nuk mund të shfuqizohet më", përsëriti edhe një herë pse Greqia nuk i ka ratifikuar ende memorandumet dhe theksoi se vendi fqinj duhet ta bëjë atë që nënkuptohet.

"Respektimi (i Marrëveshjes së Prespës) është paraskusht i domosdoshëm i kësaj rruge, për këtë nuk diskutohet, as nuk do të ndryshojë diçka në këtë konstatim dhe pozicion, i cili është edhe pozicioni ynë kombëtar. Mendoni sa është e arsyetuar Qeveria greke dhe personalisht kryeministri që nuk nu shpejtua, siç kanë kërkuar partitë e tjera në Parlamentin grek, t'i ratifikojë memorandumet përkatëse, me çka në të vërtetë do të jepte gjithçka, para se fqinjët tanë ta bëjnë minimalen. Presim ta bëjnë minimalen dhe atë që është evidente që të zhvillojmë çfarëdo qoftë diskutimi tjetër", tha Marinakis. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR