• e mërkurë, 26 mars 2025

Marinakis: Është pozitive që Fon der Lajen foli për përforcim të mbrojtjes evropiane

Marinakis: Është pozitive që Fon der Lajen foli për përforcim të mbrojtjes evropiane

Athinë, 4 mars 2025 (MIA) - Është pozitiv fakti që kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen para pak kohësh foli për përforcim të mbrojtjes evropiane. Megjithatë, presim të sqarohen disa parametra të rëndësishëm, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marinakis theksoi se kryeministri grek, Kiriakos Micotakis "është mes liderëve të parë evropianë të cilët gjatë kohë e theksonin nevojën që Evropa ta përforcojë mbrojtjne dhe sigurinë e vet kolektive nëse dëshiron të jetë lojtare kredibile gjeopolitike në ambientin e sotëm të ndërlikuar dhe të paqartë ndërkombëtar".

Lidhur me Ukrainën, zëdhënësi i Qeverisë greke e përsëriti qëndrimin e Micotakisit se "për një çështje aq të rëndësishme, është shumë me rëndësi që BE-ja të flasë me një votë të vetme".

"Dështirojmë zgjidhje të drejtë për Ukrainën dhe zgjidhje për të cilën duhet të themi se duhet të marrë pjesë edhe Ukraina. Konsiderojmë se SHBA-ja duhet të ketë rol të garantuesit të sigurisë. Si vend, ndërkaq kryesosht si Evropë kemi obligim të punojmë në mënyrë që të zhvendosset kjo situatë e dallimeve në qëndirme", tha Marinakis.

Theksoi se marrëdhëniet greko-amerikane janë strategjike dhe foli për takimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë me sekretarin amerikan të Shtetit. ab/

Fotо: Arkivi МIА

QËNDRONI TË LIDHUR