• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Marina e Rusisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut nisin stërvitjet ushtarake në Oqeanin Indian

Marina e Rusisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut nisin stërvitjet ushtarake në Oqeanin Indian

Pretoria, 22 shkurt 2023 (MIA) – Në Afrikën e Jugut sot u mbajt ceremonia me rastin e fillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të marinës së Rusisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, në të cilën u kumtua se "faza aktive" e stërvitjeve, në të cilën aktive do të jetë edhe artileria e anijeve, do të zgjasë nga 25 deri më 27 shkurt.

Në ceremoni morën pjesë komandanti i marinës ruse, admirali Nikollai Jevmenov, zëvendëskomandanti i marinës kineze, zëvendësadmirali Li Juixhe dhe zëvendësshefi i Komandës së përbashkët të forcave të pasme të Afrikës së Jugut, admirali Bubele Mhlana.

Admirali Jevmenov i përshëndeti pjesëmarrësit e stërvitjes së përbashkët ushtarake dhe tha se Rusia është shumë e interesuar për përmirësimin e bashkëpunimit me marinat e Kinës dhe Afrikës së Jugut.

Foto: Skrinshot dhe video e marinës ruse 

QËNDRONI TË LIDHUR