• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq-Kopman: Maqedonia e Veriut ka partnerë që e duan në BE, neve na mbetet që ta bëjmë hapin e ardhshëm

Mariçiq-Kopman: Maqedonia e Veriut ka partnerë që e duan në BE, neve na mbetet që ta bëjmë hapin e ardhshëm

Bruksel, 25 tetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian është i gatshëm që në mënyrë plotësuese ta avancojë procesin negociues me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në periudhën e ardhshme, që do të japë rezultate të qarta dhe të dukshme në përafrimin drejt BE-së, është theksuar nga takimi i sotëm në Bruksel të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bojan Mariçiq me drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian (DG NEARP), Gert Jan Kopman.

"BE-ja është e gatshme t'i përshpejtojë negociatat, por reformat mbetet kyçe për progresin drejt anëtarësimit të plotfuqishëm. Është me rëndësi të dimë se kemi partnerë që e duan Maqedoninë e Veriut në BE dhe të cilët besojnë se jemi të gatshëm për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve që ta bëjmë hapin e ardhshëm drejt BE-së", publikoi Mariçiqi në Fejsbuk pas takimit me Kopman.

Ai e vlerësoi takimin si produktiv dhe të rëndishsëm, në të cilën është biseduar për raportet e vendit me BE-në, për mbështetjen nga vendet-anëtare për vazhdimin e procesit tonë të negociatave aderuese dhe për reformat e ardhshme të ndërlidhura me eurointegrimin, sidomos sundimi i drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

 "Rruga evropiane dhe axhenda reformuese duhet të jenë para se gjithash, nën interesat politike, dialogu duhet të jetë aktiv, si dhe përkushtimi i përbashkët për vendosje të standardeve dhe parimeve evropiane në shoqërinë maqedonase", shtoi Mariçiq.

Paraprakisht sot, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mariçiq kishte takim me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji, në të cilën temat aktuale ishin ngjarjet aktuale politike në vend, rrjedhja e procesit të skriningut dhe pritjet para publikimit të Raportit për progresin për vitin 2023. mb/

Foto. Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR