• e diel, 22 dhjetor 2024

Mariçiq-Albarez: Maqedonia e Veriut e përforcon tempin për reforma dhe fonde, ndryshimet kushtetuese kyçe për këtë

Mariçiq-Albarez: Maqedonia e Veriut e përforcon tempin për reforma dhe fonde, ndryshimet kushtetuese kyçe për këtë

Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Hoze Manuel Albarez Bueno, i cili është për vizitë zyrtare ditore në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftoi SÇE, Mariçiq në fillim falënderoi për mbështetjen që Spanja i jep procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se mbështetja reciproke, si dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe, konfirmojnë miqësinë e sinqertë mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, e cila feston vitin e ardhshëm 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

"Mbështetja nga Spanja për procesin eurointegrues dhe reformat vazhdon, është thelbësore që ne t'i përfundojmë detyrimet në kohë. Presidenca spanjolle me Bashkimin Evropian do të luajë një rol të madh për përparimin tonë në fazën e ardhshme të negociatave dhe pozicionin tonë në paketën për zgjerimin e ardhshëm të BE-së", tha Mariçiq në takim.

Ministri Albarez Bueno konfirmoi se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetje për përshpejtimin e negociatave me BE-në dhe se vizita e tij në rajon, në prag të presidencës spanjolle me Unionin, nuk është e rastësishme.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se skriningu do të shkojë mirë dhe brenda kornizës kohore të planifikuar, në mënyrë që gjatë presidencës së tyre me BE-në të mund të punojmë së bashku në fazën tjetër të negociatave me BE-në dhe hapjen e Klasterave.

Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe kryenegociatori me BE-në e njoftoi Albarezin me nismën e re të ministrave të integrimeve evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë planifikuar të takohen në Beograd muajin e ardhshëm, për të rënë dakord për bashkëpunimin e përbashkët në negociatat me BE-në dhe paraqitjen para Komisionit Evropian, të cilin Albarez e uroi dhe i dëshiroi suksese, qëndron në njoftimin e SÇE. mb/

Foto. SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR