• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Viti 2030 është koha reale për realizimin e obligimeve ndaj BE-së

Mariçiq: Viti 2030 është koha reale për realizimin e obligimeve ndaj BE-së
Shkup, 25 nëntor 2022 (MIA) – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se viti 2030 është koha reale për zbatimin e reformave demokratike, avancimin e qëndrueshëm të vendit dhe përfshirjen graduale në tregun e vetëm të BE-së. Mariçiq thotë se një lajm i mirë po vjen nga Parlamenti Evropian, i cili sot e miratoi Raportin e përgatitur nga eurodeputeti i Partisë socialdemokrate (S&D), Tonino Picula. "Plani për strategjinë e re të zgjerimit ka një afat të qartë: negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Zgjerimi ishte dhe duhet të mbetet një nga politikat më të suksesshme të BE-së, por tani duhet aktivizuar në mënyrë që BE-ja të ruajë besueshmërinë e saj dhe të mbetet një lojtar gjeopolitik", shkruan zëvendëskryeministri Mariçiq. Në këtë Raport theksohet edhe se harmonizimi  me politikën e jashtme të përbashkët të BE-së është kusht për të qëndruar në rrugën evropiane. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR