• e martë, 26 nëntor 2024

Mariçiq nga Strasburgu: Jemi të përkushtuar në negociata, por nevojitet konsensus nacional për BE

Mariçiq nga Strasburgu: Jemi të përkushtuar në negociata, por nevojitet konsensus nacional për BE
Strasburg, 5 tetor 2022 (MIA) - Parlamenti do të jetë partner kyç në inkuadrimin në BE, nga i cili do të varet dinamika e rrjedhës së negociatave, posaçërisht nga roli dhe aktiviteti i trupave të tij - Komisioni për çështje evropiane dhe Këshilli nacional për eurointegrime, deklaroi sot në Strasburg zëvendës kryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, gjatë takimit të 20-t të Komitetit të përzier parlamentar es Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, i pari pasi që shteti ynë i hapi negociatat me Bashkimin Evropian. Në Parlamentin evropian Mariçiq pati fjalim të vet rreth pikës "Këmbimi i mendimeve me përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, Këshilli i BE-së dhe Komisionit evropian për marrëdhëniet mes RMV-së dhe BE-së". "17 vite Maqedonia e Veriut e priti fillimin e negociatave me Unionin, tani duhet të ketë konsensus nacional dhe do të definojmë mekanizma për të gjithë deputetët të kyçen në proces. Ky moment historik për përmbushjen e qëllimit strategjik - Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së dhe duhet ta shfrytëzojmë", tha Mariçiq para anëtarëve të Komitetit të përzier parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Mariçiq në fjalimin e tij e prezantoi strukturën e re të miratuar negociuese, e cila është definuar t'i përgjigjet metodologjisë së re dhe njëkohësisht të mundësojë transparencë dhe inkluzivitet të procesit, për të cilin, tha se nevojitet përfshirje dhe bashkëpunim me faktorë të ndryshëm siç janë shoqëria qytetare, komuniteti akademik dhe ai i biznesit dhe t gjitha palët e tjera të prekura. Mariçiq, siç kumtuan nga Sekretariati për çështje evropiane, e konfirmoi përkushtimin e Qeverisë në sigurimin e procesit të papengueshëm të negociatave me Unionin paralelisht me mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe realizimin e obligimeve të ndërmarra. Njëherit i prezantoi edhe aktivitetet të cilat Qeveria i realizon në kapituj të caktuar dhe përparimin e arritur, si dhe aktivitetet e planifikuara në periudhën në vijim në vazhdim të takimeve sqaruese. Deputetja Sonja Mirakovska, bashkëkryesuese e Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut-BE, shprehi kënaqësi që kësaj radhe deputetët e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë në takim, kur Maqedonia e Veriut ka status tjetër në eurointegrime, si vend i cili i ka filluar negociatat për anëtarësim në BE, duke potencuar se kjo është falë vendimeve shtetërore dhe hapave të cilët u ndërmorën nga ana e institucioneve të vendit në muajt e kaluar. "Jemi të vetëdijshëm se negociatat inkuadruese nuk është operacion i thjeshtë teknik, por pako komplekse e reformave, adaptim i infrastrukturës institucionale dhe aktivitet i përforcuar informues në opinion për përparësitë e zbatimit të tyre", tha Mirakovska. Ajo shtoi se Kuvendi i RMV-së dhe secili prej tyre individualisht si deputetë, do të bëjnë përpjekje maksimale si edhe deri më tani, që procesi të rrjedhë pa pengesa dhe se do të kontribuojnë në sigurimin e mbështetjes publike, përmes debateve publike dhe kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët të cilat do të sigurojnë miratim të zgjidhjeve sa më cilësore ligjore, në fushat lëndë të këtyre negociatave. Eurodeputeti Andreas Shider në fjalimin e tij hyrës tha se kredibiliteti i BE-së është konfirmuar me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë dhe se me merita u materializua angazhimi dhe përkushtimi i eurointegrimit të vendit, por tani se më i rëndësishëm është dialogu partiak dhe konsensusi ndërpartiak, i cili mund të avancojë në suaza të aktiviteteve nga dialogu "Zhan Mone". Në panelin në të cilin foli Mariçq morën pjesë edhe Mikela Matuela, ushtruese e detyrës drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Unionit, e cila tha se me fillimin e negociatave marrëdhëniet mes Maqedonisë së veriut dhe BE-së hyjnë në një fazë të re, ndërsa procesi i skriningut nuk është vetëm teknik, poor proces i transformimit. Raportuesi i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin evropian, Ilhan Quçuk, theksoi se procesi i negociatave është në duar të sigurta dhe se Maqedonia e Veriut i meriton të gjitha lëvdatat për përkushtimin ndaj eurointegrimeve, bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR