• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Me mbështetjen IPA Krusheva do të shndërrohet në destinacion turistik evropian

Mariçiq: Me mbështetjen IPA Krusheva do të shndërrohet në destinacion turistik evropian
Shkup, 9 qershor 2022 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot qëndroi për vizitë në Krushevë, ku realizoi takim me kryetarin e Krushevës, Tome Hristoski dhe me zëvendësin e kryebashkiakut të qytetit të Elbasanit, Artur Kuni, komunat e të cilëve janë shfrytëzues të Programit "Bashkëpunimi ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë, Instrument për mbështetje parainkuadruese (IPA 2),2018 – 2020. "Bashkëpunimi ndërmjet komunave Krushevë dhe Elbasan është shembull i shkëlqyer për bashkëpunim të suksesshëm ndërkufitar përmes projekteve të realizuara të BE-së të cilët i japin vlerë evropiane rajonit. Krusheva është pikë e jona turistike në hartë në të cilën duhet të vazhdojmë të investojmë dhe ta shfrytëzojmë potencialin të cilin e posedon për zhvillim të turizmit", tha Mariçiqi në takim. Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, në takim ishin shkëmbyer përvoja në realizimin e projekteve IPA dhe vlerën të cilën e japin për zhvillimin e komunave, veçanërisht në sferën e turizmit dhe ishte theksuar se të dyja komunat do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe në sfera të tjera, edhe pse turizmi mbetet qëllimi i tyre primar, duke shfrytëzuar në mënyrë racionale fondet zhvillimore të BE-së të cilat janë në dispozicion. Në vazhdim të vizitës, zëvendëskryeministri Mariçiq mori pjesë edhe në një punëtori të organizuar në kuadër të projektit në të cilin ekspertë turistikë dhe të marketingut  nga Maqedonia e Veriut dhe Nga Shqipëria përgatisin "Dokument strategjik për promovimin e Krushevës dhe Elbasanit si destinacion i vetëm turistik". Në kuadër të projektit "Krusheva dhe Elbasani - destinacion i njohur ndërkufitar turistik", Komuna e Krushevës do të ketë objekt në Meçkin Kamen, për nevojat e organizimit të Kampionateve ndërkombëtare dhe Botërore në paraglading. Zëvendëskryeministri Mariçiq bashkë me kryetarët e vizitoi këtë lokacion, ku në mënyrë shtesë do të vendosen dy stacione matëse, do të ndërtohen dy shtigje për çiklizëm malor dhe do të vendoset ndriçim LED rreth objekteve të kulturës. "Projekti në tërësi që kushton 700.000 euro, do ta pasurojë ofertën turistike të Krushevës dhe do ta bëjë rrugën evropiane më të qartë për qytetarët përmes përforcimit të dukshmërisë së fondeve IPA", deklaroi zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili është koordinator nacional për IPA. Ai bëri thirrje për shfrytëzim të plotë të mjeteve IPA dhe punë edhe më intensive në realizimin e projekteve IPA, që tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut me vendosmëri dhe me hapa të përshpejtuar po ecën në rrugën evropiane. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR