• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Kemi mundësi për integrim evropian me gjuhë dhe identitet të pastër maqedonas, pa kurrfarë kushtëzimesh

Mariçiq: Kemi mundësi për integrim evropian me gjuhë dhe identitet të pastër maqedonas, pa kurrfarë kushtëzimesh
Shkup, 2 korrik 2022 (MIA) – Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se me propozimin francez kemi mundësi që ta fillojmë procesin negocues në gjuhën maqedonase, të njohur nga tërë Bashkimi Evropian. Mariçiq thotë se politikat e deritanishme dhe të gjitha hapat të cilat i ka bërë kjo Qeveri, kanë qenë strategjike dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe se do të mbeten dinjitoze ndaj qëllimeve dhe interesave kombëtare maqedonase. “Deri tani politikat tona dhe të gjitha hapat të cilat i kemi bërë kanë qenë strategjike dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve. Me propozimin kemi mundësi ta fillojmë procesin negosues në gjuhën maqedonase, të njohur nga tërë Bashkimi Evropian”, ka shkruar zëvendës kryeministri. Konferenca ndërkombëtare dhe skriningu janë hapat e parë nga procesi negociator dhe te të gjitha vendet anëtare mesatarisht ka zgjatur rreth 12 muaj. Pas asaj, sqaroi ai, vijoi hapja e kapitullit të parë, e deri atëherë do të nevojitej vendosja e tre bashkësive etnike të reja (bullgare, kroate dhe malazeze) në Kushtetutën tonë, krahas atyre shtatë ekzistues. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR