• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq i kënaqur me skriningun bilateral për Kapitullin 24

Mariçiq i kënaqur me skriningun bilateral për Kapitullin 24
Shkup, 21 nëntor 2022 (MIA)- Në Bruksel sapo përfundoi skrining takimi i parë bilateral për Kapitullin 24, "E drejta, liria dhe siguria". Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, është i kënaqur nga gatishmëria e ekipit negociator të Maqedonisë së Veriut dhe cilësia e prezantimeve për harmonizimin me ligjet e BE-së dhe implementimin e tyre. "Intensive, por e suksesshme, dita e parë e skriningut bilateral për Kapitullin 24. Ekipi negociator i Maqedonisë së Veriut sot në Bruksel e shpjegoi nivelin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së dhe implementimin e tij, përmes 23 prezantimeve në 5 tema, në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Jam i kënaqur nga gatishmëria e tyre, ndërsa është edhe Komisioni Evropian. Prioritet i institucioneve dhe administratës mbetet përmbushja e detyrimeve nga Kapitujt 23 dhe 24, me qëllim që të mbajmë dinamikë të mirë të proceseve negociuese dhe avancim më të shpejtë në agjendën reformuese", shkruan në profilin e tij të Fejsbukut zëvendëskryeministri Mariçiq. Nesër ekipi i Maqedonisë së Veriut vazhdon me prezantimin e të gjitha aktiviteteve të ndërmarra dhe zbatimin e tyre në këtë kapitull, i cili është ndarë në 12 nënfusha: azil, migrim, viza, kufij të jashtëm dhe e drejta e Shengenit, lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi në fushën e drogës, lufta kundër trafikimit me njerëz, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit, bashkëpunimi gjyqësor dhe shkëmbimi i informacioneve, bashkëpunimi gjyqësor në materien penale, bashkëpunimi policor dhe bashkëpunimin doganor. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR