Shkupi nikoqir i Forumit të 14-të ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë (IFESD-14)
- Nga 28 deri më 30 tetor në Shkup do të mbahet Forumi i 14-të ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë (IFESD-14) me titullin "Nga qëllimet në veprim: From Goals to Action: Poëering the Future ëith Sustainable Energy“.
- Post By Fami Bajrami
- 07:36, 28 tetor, 2025
Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Nga 28 deri më 30 tetor në Shkup do të mbahet Forumi i 14-të ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm të energjisë (IFESD-14) me titullin "Nga qëllimet në veprim: From Goals to Action: Poëering the Future ëith Sustainable Energy“.
Siç njofton Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, aktiviteti tubon mbi 1.000 pjesëmarrës të regjistruar nga më shumë se 70 vende - duke përfshirë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, liderë ekonomikë, akademikë dhe ekspertë, të cilët do të diskutojnë formësimin e së ardhmes së energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ngjarja është organizuar nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe pesë komisionet rajonale të Kombeve të Bashkuara (UNECE, UNESCAP, UNECLAC, UNECA dhe UNESCëA).
Forumi do të fillojë me një hapje zyrtare sot në Filarmoninë Maqedonase e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTVM).

Në ceremoninë e hapjes fjalime do të kenë kryeministri Hristijan Mickoski, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, përfaqësuesi i përhershëm i KB-së në vend Armen Grigorian dhe Tatjana Molçani, sekretare ekzekutive e Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), si dhe përfaqësues të lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit të biznesit të energjisë.
Forumi treditor do të përfshijë një sërë panel -diskutimesh, seanca teknike dhe diskutime tematike që do të trajtojnë çështjet më urgjente që lidhen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike, financimin e energjisë së pastër, digjitalizimin e sistemeve, menaxhimin e lëndëve të para kritike, tranzicionin e drejtë si dhe rolin e të rinjve dhe grave në transformimin e energjisë.
"Qëllimi i forumit është të kalohet nga objektivat globale në veprime konkrete - me hapa të qartë për të diversifikuar burimet, përshpejtimin e investimeve në energjinë e rinovueshme dhe për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal për stabilitetin energjetik", thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Prej atje shtojnë se në kuadër të Forumit do të nënshkruhet "Deklarata e Shkupit" - si një dokument i rëndësishëm i përhershëm i angazhimeve të vendeve pjesëmarrëse drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse të energjisë. Me këtë, Maqedonia e Veriut, thuhet në kumtesë, forcon pozicionin e saj në hartën botërore të energjisë si një partner i barabartë dhe i besueshëm në tranzicionin global.