• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Maqedonia e Veriut eksportuesi i 29-të më i madh i verës në botë dhe i dyti në rajon

Maqedonia e Veriut eksportuesi i 29-të më i madh i verës në botë dhe i dyti në rajon
Shkup, 27 gusht 2022 (MIA) - Maqedonia e Veriut është eksportuesi i 29-të më i madh i verërave në botë dhe eksportuesi i dytë në rajon me një total prej 61.4 milionë dollarë, tregon rangimi i vitit të kaluar Worldstopexports. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), verërat e Maqedonisë së Veriut më së shumti eksportohen në vendet e rajonit, por ka përpjekje të suksesshme për eksport të verës edhe në Evropën Perëndimore dhe Kinë. Eksport më të madh të verës tradicionalisht prej vitesh figuron me Serbinë. Vitin e kaluar në Serbi janë shitur verëra të këtushme me vlerë 14,8 milionë dollarë. Nën patronazhin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe si pjesë e iniciativës "Ballkani i Hapur", sivjet do të mbahet edhe Panairi i parë ndërkombëtar i verës, ushqimit dhe turizmit "Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur” në Beograd nga 1 deri më 4 shtator 2022. Në Panairin e verës, ushqimit dhe turizmit, Maqedonia e Veriut do të prezantohet me sloganin "Shijo jetën" me fokus në promovimin rajonal, global dhe vendor të kapaciteteve turistike, gastronomike dhe verës së vendit. Nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë 42 birrari dhe tre distileri të cilat do të prezantohen me më shumë se 300 lloje të ndryshme të verërave dhe birrave vendore dhe më shumë se dhjetë prodhues ushqimesh që do ta prezantojnë kuzhinën autentike të Maqedonisë së Veriut. Do të organizohet mes tjerash edhe vlerësim ndërkombëtar i verës nga 25 gjyqtarë ndërkombëtarë, ndërsa pesë prej tyre janë bartës të titullit më prestigjioz në botën e verës - master of wine.

QËNDRONI TË LIDHUR