• e shtunë, 23 nëntor 2024

Maqedonci: Rreziku ende nuk ka kaluar, Kosova ende është e kërcënuar nga Serbia

Maqedonci: Rreziku ende nuk ka kaluar, Kosova ende është e kërcënuar nga Serbia

Prishtinë, 7 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci thotë se Kosova vazhdon të jetë e rrezikuar nga Serbia, për të cilin shkak duhet të përgatitet për t'u përballuar me rreziqet për sigurinë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga intervista e sotshme për televizionin T7, Maqedonci deklaroi se në planin e sigurisë "asgjë nuk përjashtohet", përderisa Serbia vazhdon të shoh Kosovën si pjesë të saj.

"Përderisa ekziston vullneti politik në Serbi për ta parë Kosovën si pjesë të saj, asgjë nuk përjashtohet dhe përderisa mungon vullneti nga ana e institucioneve, veçanërisht lidershipit politik në Serbi, për të nënshkruar marrëveshjet në tërësi dhe t'i qasen seriozisht dialogut, besoj se rreziku nuk ka kaluar. Prandaj si shtet duhet të përgatitemi jo vetëm për përballimin e këtij rreziku, por edhe të gjitha rreziqeve që mund të dëmtojnë integritetin territorial dhe rendin kushtetues", tha Maqedonci.

Shteti, theksoi Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, është i gatshëm të përballet me gjithçka.

"Armata jonë është e përgatitur të përballet me secilin rrezik dhe kërcënim për territorin e vendit tonë", deklaroi Maqedonci për T7. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR