• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Maqedonci për "Euronjuz Albania": Dukej si sulm terrorist, por rezulton të jetë plan për pushtimin e një pjese të veriut të Kosovës

Maqedonci për

Prishtinë, 1 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka siguruar prova dhe fakte, të cilat vërtetojnë se ajo që ndodhi javën e kaluar në Banjskë ishte një plan mirë i organizuar ushtarak për të pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.

Maqedonci u shpreh se ai që në fillim u onsiderua si një sulm terrorist, rezultoi në fakt një plan ushtarak që do të zbatohej gradualisht nga njësi paraushtarake të ndihmuara drejtpërdrejtë nga shteti dhe ushtria serbe.

“Në fillim është dukur si një sulm terrorist, por pas gjetjes së armatimit dhe dokumenteve, rezulton se bëhet fjalë për një plan të mirëfilltë ushtarak, që është dashur të zbatohet nga njësi paraushtarake të ndihmuara nga shteti serb. Planet që janë gjetur kanë shenja teknike tërësisht ushtarake, armët kanë qenë për të qëndruar më gjatë, për t’u mbrojtur me qëllim final pushtimin e një pjese të veriut të Kosovës", deklaroi Maqedonci për "Euronjuz Albania"

Ato armë, sipas ministri kosovar të Mbrojtjes, përdoren nga ushtri të ndryshme dhe të gjitha të prodhuara në Republikën e Serbisë.

"Ato nuk janë armë që i shiten individëve por janë të destinuara për ushtrinë që duan një aprovim shtetëror për shitjen e tyre. Sipas kësaj, ushtria serbe i ka sponsporizuar dhe i ka ndihmuar në gjithë operacionin”, tha Maqedonci.

Më 24 shkurt, një grup terrorist kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin Afrim Bunjakun, që tashmë është hero i Kosovës. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Milan Radojçiq, që ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe. Kjo parti politike kishte shpallur ditë zie për terroristët, njëjtë siç ka vepruar edhe Beogradi zyrtar. bsh.

QËNDRONI TË LIDHUR