• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Maqedonci: Forcat e Sigurisë së Kosovës në mënyrë aktive marrin pjesë në grupin e kontaktit në Ukrainë

Maqedonci: Forcat e Sigurisë së Kosovës në mënyrë aktive marrin pjesë në grupin e kontaktit në Ukrainë

Prishtinë, 12 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci deklaroi se Ministria e tij vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me 15 vende, ndërsa theksoi edhe se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë vazhdimisht aktive në grupin ndërkombëtar të kontaktit në Ukrainë, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në raportin para anëtarëve të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, Maqedonci tha se ushtarët e Kosovës në Ukrainë ofrojnë mbështetje dhe ndihmë në zona të ndryshme. 

"Në vazhdimësi marrin pjesë në grupin e kontaktit në Ukrainë. Ofruam mbështetje për Ukrainën në disa sfera. E ofruam Qendrën për Kërkim dhe Shpëtim, ndihmuam edhe me transport të ndihmës", tha Maqedonci. 

Gjatë prezantimit të punës gjatë vitit të kaluar, ministri i Mbrojtjes i Kosovës informoi se 221 pjesëtarë të FSK-së e ndërprenë shërbimin gjatë vitit të kaluar, ndërsa 129 prej tyre vullnetarisht e kanë ndërprerë punën. 

Sipas tij, shumica e tyre janë larguar për shkak të mundësive të cilat u janë ofruar jashtë FSK-së, duke kaluar në institucione të tjera. 

"221 pjesëtarë të FSK-së kanë ndërprerë shërbimin gjatë vitit 2023. Shumica e tyre, 129 për mirëqenie, mundësi jashtë institucionit, siç është lëvizje në Policinë e Kosovës", deklaroi Maqedonci. fc/

  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR