• e hënë, 23 dhjetor 2024

Manja: Rrisim numrin e të dënuarve të amnistuar

Manja: Rrisim numrin e të dënuarve të amnistuar

Tiranë, 30 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pasditen e sotme ka informuar se kryeministrit Edi Rama ia ka dorëzuar tekstin përfundimtar të Propozim- ligjit për amnisti.

Në publikimin theksohet se numri i atyre që do të përfshihen do të jetë për njëqind më shumë se sa ishte paralajmëruar.

“Duke marrë parasysh rekomandimet e Prokurorisë speciale dhe Gjykatës speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Prokurorisë publike të shtetit për një amnisti më të plotë, me të njëjtën do të përfshihen 620 të dënuar”, thekson Manja.

Siç është paralajmëruar ndërpritet ndjekja penale për shumicën e veprave penale për të cilat është paraparë dënim me burg deri në dy vjet.

Nga amnistia përjashtohen personat që vuajnë dënimin për dhunë në familje, krim të organizuar, trafikim të sasive të mëdha të drogës, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Foto: Manja Fb

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR