• e martë, 02 korrik 2024

Mançester junajted do t'i dorëzojë ofertë Napolit për Osimenin

Mançester junajted do t'i dorëzojë ofertë Napolit për Osimenin

Mançester, 7 shkurt 2023 (MIA) - Mançester junajted po planifikon transferim në afatin kalimtar të verës për sulmuesin e Napolit, Viktor Osimen.

Siç ka raportuar “Gazeta delo sport”, drejtuesit e Premierligës planifikojnë të ofrojnë 110 milionë euro për nigerianin. Nëse kontrata realizohet, Osimen do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Mançester junajted.

Për momentin blerja më e shtrenjtë e “djajve të kuq” është Pol Pogba, për të cilin janë dhënë 105 milionë euro.

Sulmuesi nigerian luan për napolitanët që nga shtatori i vitit 2020. Kontrata e tij aktuale me skuadrën italiane është deri në verën e vitit 2025.

Njëzet e kater vjeçari këtë sezon ka bërë 20 paraqitje për Napolin në të gjitha garat, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë katër asistime.

Vlera e lojtarit sipas portalit Transfermarkt llogaritet në 70 milionë euro. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR