• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maljar: Rusia transferon në Bahmut mercenarët e "Vagner" nga e gjithë vija e frontit

Maljar: Rusia transferon në Bahmut mercenarët e

Kiev, 5 maj 2023 (MIA) - Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maljar, tha sot se nuk është e vërtetë që mercenarët e grupit "Vagner" do të tërhiqen nga Bahmuti për pesë ditë, por se Rusia drejt këtij qyteti po transferon të gjithë luftëtarët e kësaj kompanie ushtarake nga e gjithë vija e frontit në Donbas.

Ajo vlerësoi se Rusia po e bën këtë në përpjekje për të pushtuar qytetin me shënimin e Ditës së Fitores, më 9 maj, raportojnë mediat britanike.

"Rusët janë të prirur ndaj simbolizmit dhe miti i tyre kryesor historik është 9 maji, dhe ata janë vërtet të fokusuar në pushtimin  e Bahmutit deri në atë datë”, tha Maljar për televizionin ukrainas.

"Tani shohim se forcat e "Vagner" po tërhiqen nga e gjithë linja e frontit ku po veprojnë dhe se po shkojnë në drejtim të Bahmutit”, shtoi ajo.

Më herët sot, pronari i "Vagner", Evgeni Prigozhin, njoftoi se forcat e tij do të largoheshin nga Bahmuti më 10 maj, sepse nuk po merrnin municion të mjaftueshëm nga Ministria e Mbrojtjes Ruse. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR