• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maliar: Rusia e hodhi në erë digën Kahovka për të parandaluar ofensivën në jug të Ukrainës

Maliar: Rusia e hodhi në erë digën Kahovka për të parandaluar ofensivën në jug të Ukrainës

Kiev, 11 qershor 2023 (MIA) - Diga Kahovka u hodh në erë nga forcat ruse për të parandaluar avancimin e forcave ukrainase në rajonin jugor të Hersonit, deklaroi sot zëvendësministrja  ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar, transmeton Hina. 

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për hedhjen në erë të një dige në hidrocentralin e saj. Vendi është nën  pushtimin rus që në javët e para të pushtimit rus shkurtin e kaluar. 

Edhe Moska fajësoi Ukrainën për shembjen e digës. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e civilëve ndërkohë që po kryhen operacionet e shpëtimit. 

"Shpërthimi në hidrocentralin Kahovka u krye qartë me qëllimin për të parandaluar Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës të fillojnë ofensivë në sektorin Herson," tha Maliari në kanalin e mesazheve Telegram. 

Ajo shtoi se qëllimi i operacionit, i cili shkaktoi përmbytje masive në qytete dhe fshatra në rrjedhën e poshtme të Dnjepar dhe bllokoi banorët dhe mori shtëpi të tëra, është, gjithashtu, të ndihmojë në vendosjen e forcave rezervë ruse në rajonet Zaporozhje dhe Bahmut. 

 Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha dje se në Ukrainë edhe zyrtarisht filluan të zhvillohen operacionet kundërsulmuese dhe mbrojtëse. Ai nuk dha detaje të tjera rreth operacionit.

Zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se kundërsulmi i forcave ukrainase kishte bërë një avancim prej 1.4 kilometrash në pjesë të shumta të vijës së frontit pranë qytetit lindor të Bahmutit. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR