Maliar: Forcat ukrainase arritën përparim në afërsi të Bakmutit
- Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar deklaroi se gjatë javës së kaluar, Amrata ukrainase e ktheu kontrollin e rreth 10,2 kilometrave katrorë në Ukrainën jugore dhe rreth katër kilometra katrorë në lindje, transmetuan mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:20, 10 korrik, 2023
Kiev, 10 korrik 2023 (MIA) - Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar deklaroi se gjatë javës së kaluar, Amrata ukrainase e ktheu kontrollin e rreth 10,2 kilometrave katrorë në Ukrainën jugore dhe rreth katër kilometra katrorë në lindje, transmetuan mediumet britanike.
"Krahas kësaj, forcat e armatosura ukrainase i kthyen lartësitë komanduese kyçe rreth Bakmutit dhe vendpsën kontroll ndaj hyrjeve dhe daljeve të qytetit të shkatërruar", shtoi Maliar.
Armata ukrainase kumtoi se prej fillimit të kundër-ofenzivës e ka kthyer kontrollin e pothuajse 169 kilometrave katrorë në frontin jugor dhe rreth 24 kilometra katrorë në rajonin afër Bakmutit.
"Të gjithë duam të veprojmë shpejtë, sepse çdo ditë kushton humbje për ukrainasit. SHkojmë përpara. Nuk ngecëm", tha presidenti Volodimir Zelenski në intervistë për një televizion amerikan në prag të samitit të NATO-s në Vilnus. ab/
foto: ЕPА