Maliar: Akoma nuk kemi arritur tek goditja më e madhe në kundër-ofensivën ukrainase
- Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar sot deklaroi se "goditja më e madhe" e kundër-ofensivës ukrainase ende nuk ka arritur.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:46, 20 qershor, 2023

Kiev, 20 qershor 2023 (MIA) - Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar sot deklaroi se "goditja më e madhe" e kundër-ofensivës ukrainase ende nuk ka arritur.
Megjithatë, ajo pranoi e ai është një operacion i rëndë, dhe se Rusia po bën gjithçka që mundet për ta ndalur Ukrainën.
"Armiku nuk do të heqë dorë lehtë nga pozitat e veta, ndëra ne duhet të përgatitemi për duel të vëhtirë. Në të vërtetë, kjo po ndodhë mu tani", tha ajo në Telegram.
Ajo shtoi se operacioni i cili është në rrjedhë ka disa caqe dhe se Armata i përmbushë këto detyra.
"Edhe përkundër faktit që trupat tona përparojnë në disa drejtime në jug, armiku i koncentron forcat në Lindje dhe b]vazhdon të përparojë atje. Për armikun ky është drejtimi kryesor i slumit, sepse agresori nuk heqë dorë nga qëllimi për të ardhur drejt kufirit të rajoneve Donjeck dhe Llugansk", deklaroi Maliar. ab/
foto: МIА arkivi