Makroni paralajmëroi se nëse Putini nuk ndalet, "ai me siguri do të drejtohet ndaj Moldavisë, ndërsa ndoshta edhe ndaj Rumanisë"
- Nëse presidenti rus Vladimir Putini, i cili sulmon Ukrainën që nga viti 2022, nuk ndalet, "ai me siguri do të drejtohet ndaj Moldavisë, e ndoshta edhe më tej ndaj Rumanisë, paralajmëroi presidenti francez Emanuel Makroni në një intervistë për disa botime javore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:13, 2 mars, 2025

Paris, 2 mars 2025 (MIA) - Nëse presidenti rus Vladimir Putini, i cili sulmon Ukrainën që nga viti 2022, nuk ndalet, "ai me siguri do të drejtohet ndaj Moldavisë, e ndoshta edhe më tej ndaj Rumanisë, paralajmëroi presidenti francez Emanuel Makroni në një intervistë për disa botime javore.
Një tërheqje e mundshme e SHBA nga Ukraina "nuk është në interesin e tyre", sepse "ajo që SHBA ka bërë për tre vitet e fundit është plotësisht në përputhje me traditat e saj diplomatike dhe ushtarake", tha Makroni për të javoren "Tribjun dimansh".
"Nëse Uashingtoni pranon "të nënshkruajë një armëpushim pa asnjë garanci për sigurinë e Ukrainës", atëherë "kapaciteti i tij parandalues gjeostrategjik kundër Rusisë, Kinës dhe të tjerëve do të zhduket në të njëjtën ditë", shtoi Makroni.
Krahas "Tribun dimansh", intervista me Makron do të publikohet edhe në "Zhurnal du dimansh", "Parisien" dhe Vest Frans".
Foto: Arkivi i MIA-s