• e enjte, 04 dhjetor 2025

Makroni për sot ka thirrur një takim me liderët politik në Francë, por pa të djathtën ekstreme dhe të majtën radikale

Makroni për sot ka thirrur një takim me liderët politik në Francë, por pa të djathtën ekstreme dhe të majtën radikale

Paris, 10 tetor 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot pasdite do t'i presë në Pallatin e Eliseut liderët e partive kryesore politike në vend, por në takim nuk do të ftohen udhëheqësit e të majtës radikale dhe të djathtës ekstreme, njoftoi televizioni BFM TV.

Takimi mbahet në një moment kur Makroni duhet të zgjedhë kryeministër të ri - të gjashtën herë me radhë në kuadër të mandatit të tij të dytë presidencial.

Kriza politike në Francë u thellua të hënën, kur kryeministri i emëruar Sebastijan Lekornu dha dorëheqje vetëm disa orë pas shpalljes së përbërjes të qeverisë së tij. Ai e arsyetoi vendimin me mungesën e mbështetjes së plotë në kuadër të koalicionit qeveritar dhe me, siç tha, "ambicie të tepërta personale" të disa politikanëve.

Makroni e obligoi Lekornun të mbajë konsultime dy ditëshe me partitë politike, në të cilat u arrit konsensus se prioritet më urgjent është miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, në kushte të deficitit të madh buxhetor.

Pas përfundimit të konsultimeve, Lekornu tha se Makroni do të emërojë kryeministër të ri në afat prej 48 orësh.

Sipas mediave, është e mundur që presidenti të zgjedhë kryeministër nga radhët e të majtës, por nuk përjashtohet edhe nominimi i dytë i Lekornut. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR