• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Makroni njoftoi krijimin e 238 brigadave të reja të xhandarmërisë

Makroni njoftoi krijimin e 238 brigadave të reja të xhandarmërisë

Paris, 2 tetor 2023 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makroni sot njoftoi formimin e 238 brigadave të reja xhandarmërie në vend, pjesa më e madhe e të cilave do të ridislokohen në terren në zonat rurale dhe periferike.

"Ky lloj investimi është historik. Njerëzve u nevojitet prania juaj sepse ajo qetëson, pengon dhe jep mbështetje”, tha Makroni gjatë kohës së vizitës në një kazermë të xhandarmërisë në Francën jugperëndimore.

Nga 238 brigada që do të formohen në nëntorë të vitit 2027, 93 do të jenë fiske, ndërsa 145 do të jenë të lëvizshme. 

Edhe pse shumica e veprave delikuente kryhen në qytetet më të mëdha, në zonat rurale dhe periferike në Francë, ka shumë dhunë seksuale dhe familjare, si dhe vjedhje. qa/ab/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR