• e shtunë, 12 korrik 2025

Makroni ka biseduar në telefon me Pezeshkianin: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore

Makroni ka biseduar në telefon me Pezeshkianin: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore

Paris 21 qershor 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni sot deklaroi se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin iranian Masud Pezeshkian në lidhje me lirimin e qytetarëve francezë "të burgosur në mënyrë johumane" dhe programin bërthamor të Iranit.

Në një postim në rrjetin Iks, Makroni tha se Franca dhe aleatët e saj evropianë do të "përshpejtojnë negociatat" për programin bërthamor të Iranit. 

Presidenti francez tha se në bisedën me homologun e tij iranian, i përcolli "shqetësimin e tij të thellë në lidhje me programin bërthamor të Iranit". 

 Siç tha, Pezeshkiani e ka thirrur, ndërsa  dhe së pari përsëriti kërkesën e tij që "duhet të lirohen" shtetasit francezë Sesil Koler dhe Zhak Pari, të cilët u arrestuan në maj të vitit 2022 me akuzën e pjesëmarrjes në protestat e mësuesve iranianë.

 "Burgosja e tyre johumane është e padrejtë. Po pres që ata të kthehen në Francë. Gjithashtu shpreha shqetësimin tim të thellë për programin bërthamor të Iranit. Dhe ja ku kërkoj përsëri: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë garanci se qëllimet e tij janë paqësore", tha Makroni.

 Ai theksoi se ishte i bindur "se ekziston një rrugëdalje" nga lufta e Iranit me Izraelin, si dhe mundësia e "shmangjes së rreziqeve më të mëdha".

"Për ta arritur këtë, ne do të përshpejtojmë negociatat që Franca dhe partnerët e saj evropianë kanë nisur me Iranin", shtoi Makroni. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR