• e diel, 22 dhjetor 2024

Makroni i bëri thirrje Nigerit ta kthejë rendin kushtetues

Makroni i bëri thirrje Nigerit ta kthejë rendin kushtetues

Paris, 24 gusht 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni ka bërë thirrje për kthimin e rendit kushtetues në Niger, ish koloni franceze, udhëheqja e zgjedhur e së cilës u rrëzua me grusht shteti ushtarak muajin e kaluar. 

 “Sa i përket Nigerit, ne jemi të qartë: grushti i shtetit është një grusht shteti kundër demokracisë në Niger, kundër popullit të Nigerit dhe kundër luftës kundër terrorizmit”, tha sot Makroni për revistën "Le Point".

 "Prandaj Franca kërkon lirimin e presidentit të arrestuar Mohamed Bazum dhe "rivendosjen e rendit kushtetues", tha Makroni.

 Grushti i shtetit në fund të korrikut ishte një goditje e madhe për marrëdhëniet midis Francës dhe Nigerit.

 Franca ka ushtarë të stacionuar në disa pjesë të Afrikës Perëndimore si pjesë e operacioneve kundër terrorizmit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR