• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makroni e shtyu vizitën në Gjermani për shkak të trazirave në Francë

Makroni e shtyu vizitën në Gjermani për shkak të trazirave në Francë

Paris, 1 korrik 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e shtyu vizitën e nesërme zyrtare në Gjermani për shkak të trazirave në Francë, njoftoi kabineti i presidentit gjerman. 

"Presidenti francez Emanuel Makron zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij gjerman Frank-Valter Shtajmajer dhe e informoi për situatën në vendin e tij. Presidenti Makron ka kërkuar shtyrjen e vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani", thuhet në kumtesë.

Makroni dhe bashkëshortja e tij Brizhit duhej të udhëtonin nesër për  vizitë treditore në Gjermani. Agjenda parashihete takim edhe me kancelarin Olaf Sholc, si dhe fjalim të Makronit mbi marrëdhëniet franko-gjermane në Dresden.

Trazirat në Francë shpërthyen të martën pasi një tinejxher ishte vrarë nga një polic në periferinë e kryeqytetit Paris. 

Në protestat e dhunshme vetëm natën e kaluar ishin arrestuar mbi 1.300 persona, ndërsa ishin lënduar 79 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë. 

Janë djegur rreth 1.350 automobila, ndërsa janë djegur ose dëmtuar 234 objekte. Kompetentët kanë regjistruar gjithsej 2.560 zjarre. 

Për përballjen me trazirat ishin angazhuar rreth 45.000 policë, disa automjete të blinduara dhe helikopterë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR