• e diel, 22 dhjetor 2024

Makroni: Duhet të punojmë për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë

Makroni: Duhet të punojmë për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë

Paris, 9 nëntor 2023 (MIA)  -  Presidenti francez, Emanuel Makroni, sot në hapjen e konferencës humanitare për Rripin e Gazës, në Paris, bëri thirrje për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit palestinez Hamasit, raportuan mediat franceze. 

 "Detyra jonë e drejtpërdrejtë është të punojmë për mbrojtjen e civilëve. Prandaj urgjentisht na nevojitet një pauzë humanitare dhe duhet të punojmë për një armëpushim", tha shefi i shtetit francez në një fjalim në forumin e madh humanitar në Paris.

Përfaqësues të rreth 80 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare janë sot në "qytetin e dritës" për ta koordinuar ndihmën dhe të vlerësojnë se si t'u ndihmohet të plagosurve në Rripin e Gazës, edhe pse pritshmëritë për rezultate konkrete janë të vogla pa një marrëveshje për armëpushimi", theksojnë mediat britanike.

 Në takim merr pjesë kryeministri palestinez, por jo një përfaqësues i Izraelit.

 Në forum marrin pjesë palë të interesuara nga rajoni si Egjipti, Jordania dhe vendet e Gjirit Persik, si dhe fuqitë perëndimore dhe anëtarët e G20, me përjashtim të Rusisë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR