Makroni dhe Merci ranë dakord të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet francezo-gjermane
- Presidenti francez Emanuel Makroni dhe kandidati për kancelar i Unionit Demokristian Gjerman, Fridrih Merci, në një takim në Paris janë pajtuar që të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet francezo-gjermane, deklaroi për Rojtersin një burim i paidentifikuar i afërt me Mercin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:37, 27 shkurt, 2025

Paris, 27 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni dhe kandidati për kancelar i Unionit Demokristian Gjerman, Fridrih Merci, në një takim në Paris janë pajtuar që të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet francezo-gjermane, deklaroi për Rojtersin një burim i paidentifikuar i afërt me Mercin.
"Pati një pëlqim të madh dhe pikënisje të shumta për nisma të përbashkëta", tha burimi, duke shtuar se gjatë takimit të dy liderëve në Paris ka pasur një "atmosferë miqësore".
Merci dhe Makroni dje u takuan në Paris dhe biseduan për situatën politike në Gjermani pas zgjedhjeve të kashtëzakonshme parlamentare, si dhe për bisedimet e vazhdueshme për formimin e një koalicioni qeverisës në këtë vend.
Të dy biseduan edhe për marrëdhëniet transatlantike, pasi Makron foli me presidentin amerikan Donald Trampin të martën.
Ky ishte udhëtimi i parë i Mercit jashtë vendit pas zgjedhjeve.
Makroni pas takimit me Trampin i informoi liderët e BE-së për rezultatin e bisedimeve me presidentin amerikan.
Foto: DPA