Makroni bëri thirrje të investohet në Shqipëri, të cilën në vitin 2027 e sheh në BE
- Presidenti i Francës, Emanuel Makron, sot në Tiranë u bëri thirrje investueve të huaj të vijnë në Shqipëri, e cila, siç tha, do të jetë në Bashkimin Evropian "për dy vite".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:49, 17 maj, 2025

Tiranë, 17 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron, sot në Tiranë u bëri thirrje investueve të huaj të vijnë në Shqipëri, e cila, siç tha, do të jetë në Bashkimin Evropian "për dy vite".
Evropa është "vend stabil dhe i besueshëm", tha Makron në forumin ekonomik "Prioritet Evropa", të cilin e organizoi instituti "Nisma për investime të ardhshme" (Future Investment Initiative-FII) e Riçard Atias.
"Në këtë botë të marrë, të mos e nënçmojmë fuqinë e cilësive të tilla", tha Makron.
Qëllimi i takimit është t'i ndërlidhë liderët dhe inovatorët evropianë me fondet sovrane dhe shefat e kompanive nga Lindja e Afërt, Azia dhe SHBA-ja.
Shqipëria është "pikë hyrëse" në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë në bazenin mesdhetar, konsideron presidenti francez.
"Dhe për dy vite, për çka kryeministri Edi Rama ka mandat të qartë, ajo do të inkuadrohet në BE", tha Makron.
Rama deklaroi se negociatat e vendit të tij për inkuadrim në BE filluan në vitin 2022 dhe shtoi se nëse "i përfundojnë mirë të gjitha detyrat e veta", mund t'i "përfundojnë deri në vitin 2027", duke shtuar se kjo "do të ishte e jashtëzakonshme". ab/
Foto: FII në X skrinshot