• e premte, 05 dhjetor 2025

Makroni bëri thirrje për mobilizim për të shpëtuar oqeanet

Makroni bëri thirrje për mobilizim për të shpëtuar oqeanet

Nicë, 9 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i Francës Emanuel Makron ka bërë thirrje për mobilizim për të shpëtuar oqeanet të cilat, sipas tij, janë në proces vlimi nën ndikimin e ngrohjes globale.

Këtë thirrje Makroni e bëri në hapje të Konferencës së KB-së për oqeanet e cila mbahet në qytetin e Nicës në Francë.

"Përgjigjja e parë, rrjedhimisht është qasje shumëpalëshe. Klima e ngjashme si dhe biodiversiteti, nuk është çështje e të menduarit, është çështje faktesh të vërtetuara shkencërisht", tha Makron.

Ai shtoi se Marrëveshja e detit të hapur do të ratifikohet nga një numër i mjaftueshëm vendesh për të hyrë në fuqi. Për këtë qëllim, pakti duhet të ratifikohet nga 60 vende.

Deri më tani 50 vende e kanë ratifikuar atë, ndërsa 15 të tjera kanë paralajmëruar se do ta bëjnë këtë, deklaroi Makron dhe shtoi se kjo do të thotë që marrëveshja së shpejti do të hyjë në fuqi.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2023, pritet të hyjë në fuqi 120 ditë pas ratifikimit nga vendi i 60-të. Franca donte që këto 60 ratifikime të bëheshin para konferencës së Nicës.

Teksti i marrëveshjes u miratua zyrtarisht në qershor të vitit 2023 në selinë e KB-së në Nju Jork, ndërsa qëllimi i dokumentit është të sigurojë përdorimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e burimeve detare në ujëra të hapura.

Në hapjen e konferencës sot në Nicë, Makroni deklaroi se Grenlanda apo Antarktida nuk janë në shitje.

"Thellësitë e detit nuk janë në shitje, as Grenlanda, as Antarktida apo deti i hapur", theksoi Makron në kohë kur presidenti i SHBA-së Donald Trampit po flet për aneksimin e Kanadasë ose të Grenlandës.

Presidenti i Francës do të vizitojë Grenlandën më 15 qershor.

Në konferencën në Nicë e cila do të zgjasë deri të premten, marrin pjesë liderë dhe përfaqësues nga 130 vende. Temat kryesore në diskutime përfshijnë ndotjen plastike të oqeaneve, zgjerimin e zonave të mbrojtura detare në ujërat ndërkombëtare dhe nxjerrjen kontroverse të mineraleve në det të thellë.

Franca dhe Kostarika do të jenë nikoqirë të ngjarjes. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR