• e premte, 05 dhjetor 2025

Makroni bëri thirrje në formimin e misionit të KB-së në Gazë për stabilzimin e e enklavës dhe ndërprerje të konfliktit

Makroni bëri thirrje në formimin e misionit të KB-së në Gazë për stabilzimin e e enklavës dhe ndërprerje të konfliktit

Paris, 11 gusht 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot ka bërë thirrje në vendosjen e misionit të KB-së në Rripin e Gazës për stabilizimin e situatës dhe ndërprerje të konfliktit aty, njoftoi DPA.

"Kjo është dalja e vetme e besueshme nga situata e tanishme, e cila është e papranueshme për familjet e pengjëve dhe për popullin në Gazë", tha Makron në kumtesë të publikuar nga Pallati i Eliseut.

"Jo" për operacionin ushtarak izraelit, "Po" për koalicionin ndërkombëtar nën patronazhin e KB-së për luftë kundër terrorizmit, stabilizimit të Gazës dhe përkrahjen e popullatës, shtoi lideri francez.

Makron saktësoi se misioni do të ndihmojë në çarmatimin dhe demilitarizimin e grupacionit palestinez, Hamas.

Sipas tij, Këshilli i Sigurimit të KB-së, anëtare e përhershme e të cilit është Franca, duhet të punojë në vendosjen e misionit të tillë.

Makroni ashpër e kritikoi planin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për zgjerimin e luftës në Gazë, duke e quajtur "katastrofë" me "seriozitet të paparë". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR