Makron uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë: Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emanuel Makron.
Prishtinë, 16 shkurt 2023 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emanuel Makron.
“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor [...] Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Makron.
Ndër të tjera, Presidenti Makron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogaris në përkrahjen e Francës. ls/